Kulla e Berishës në Viçidol, kullë me vlera historike
Shtëpia e ish –kryeministrit Berisha në Viçidol është restauruar. Berisha e kishte premtuar restaurimin e kullës që u përdor për strehimin e luftëtarëve të UÇK –së. Në vitin 1999 kulla u shndërrua në bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo u përdor nga UÇK me lejen e Berishës, që në atë kohë ishte në opozitë. Siç ka deklaruar vetë Berisha, kulla u godit nga predha të ushtrisë serbe, që e dëmtuan atë. Rikonstruksioni i kullës ku lindi Berisha dhe ku jetoi deri në moshën 14 –vjeçare, është bërë nga disa specialist nga Kosova. /Lapsi.al