Kulla e Sahatit në Tiranë me pamje të re

Kulla e Sahatit në qendër të Tiranës, ka përfunduar së restauruari. Ndryshe nga sa ka qenë për vite me radhë qysh kur është ndërtuar, sahatit i janë hequr gurët dhe i janë vendosur pjesë plastike.

Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në shekullin e XIX midis viteve 1822-1840. Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24 maj 1948.Ka 90 shkallë në formë spiraleje. Është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit. Fillimisht kishte një kambanë të sjellë nga Venecia e cila binte për çdo orë. Kupola e vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të tipit San Marko.

Në vitin 1928 Bashkia e Tiranës bleu një orë nga Gjermania. Kjo orë u shkatërrua gjatë luftës së Dytë Botërore dhe u zëvendësua në vitin 1946 me orën e sjellë nga kisha e Shkodrës, e cila kishte shifra romake. Ora e sotme është vendosur në vitin 1970. Kulla e Sahatit është e hapur për turistët që prej vitit 1996. Ajo është gjithashtu simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës.

223840
Përveç rikonstruksionit të këtij objekti, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në rrjetin e tij social “Facebook” ka lançuar një tjetër lajm, atë të çeljes së një tjetër sipërfaqe të gjelbëruar, që ndodhet mes godinës së Partisë Socialiste dhe Katedrales Ortodokse që do të hapet sot.
223843

223841223842

SHKARKO APP