Kulla te Pallati i Kongreseve, Salianji akuza Ramës dhe Berishës: Pazare për përfitim klientelist e politik

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzon qeverinë mbi planet për zhvillimin e zonës së Pallatit të Kongreseve, duke thënë se kryeministri Edi Rama po vijon të vërë në dispozicion të interesave private pasuritë publike. Salianji shprehet se mbi një nga pronat më të lakmuara publike në vend po propozohet ndërtimi i një tjetër kulle, ndërsa sipas tij mungon transparenca dhe debati publik. Në një postim në Facebook, ish-deputeti ngre një sërë pyetjesh mbi përfituesit e projektit, kushtet e zhvillimit dhe përfitimet konkrete për qytetarët. Ai kritikon gjithashtu heshtjen e opozitës për këtë çështje, duke pyetur publikisht se ku qëndron kreu i PD-së, , përballë këtij projekti.

Postimi i plotë

Heshtja që bërtet fort te Pallati i Kongreseve! Nuk ka mbetur pothuajse asnjë pasuri publike që kjo qeveri të mos e ketë kthyer në objekt pazari për përfitim klientelist e politik! Sot është radha e Pallatit të Kongreseve. Në zemër të Tiranës, mbi një nga pronat publike më të lakmuara në vend, propozohet një tjetër kullë. E si gjithmonë, transparenca mungon, ndërsa pyetjet e publikut mbeten pa përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush përfiton? Me çfarë kushtesh? Çfarë fiton realisht qytetari shqiptar? Pse nuk ka debat publik për një pronë që u përket të gjithë shqiptarëve? Më e fortë se zhurma e betonit është heshtja. Heshtja e atyre që duhet të ishin në vijën e parë të mbrojtjes së interesit publik, duke nisur nga lidershipi i PD! Ku është Sali Berisha këtë periudhë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Me Ramën apo kundër Ramës? Heshtja ndërkohë që pretendon se ende është alternativë! Kur për një pronë kaq strategjike nuk dëgjohet asnjë kundërshtim, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: a kemi të bëjmë me një përplasje politike reale apo me një konsensus të heshtur kur vjen puna te pazaret me pronën publike?

E njëjta skemë, i njëjti model. Toka publike, hapësira publike dhe pasuritë e qytetarëve vihen në dispozicion të interesave politike dhe private, ndërsa publikut i serviren slogane për zhvillim. Qeveria sillet sikur është pronare e Shqipërisë, kur në fakt është vetëm administratore e përkohshme e pasurive që u përkasin shqiptarëve.

Një qeveri serioze ndërton dhe mbron hapësirat publike. Një pushtet i konsumuar i shet ato copë pas cope. Prona publike nuk është plaçkë. Nuk është monedhë shkëmbimi. Nuk është trofe pushteti.Ajo është pasuri e qytetarëve shqiptarë. Për të shembur këtë sistem qytetarët po protestojnë! E këtë kam muaj që po e them në sallat dhe sheshet e qyteteve!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?