Kumbaro thirrje qytetarëve të Tepelenës: Dilni dhe votoni për qytetin tuaj

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka bërë një thirrje publike për pjesëmarrje masive në votime, duke iu drejtuar qytetarëve të Tepelenës që të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë demokratike.

“Procesi ka nisur që në orën 07:00, sipas të gjitha parashikimeve të KQZ-së. Çdo gjë ka rrjedhur normalisht dhe nuk është raportuar asnjë problem,” deklaroi Kumbaro në një prononcim për mediat.

Ajo theksoi se, pavarësisht kushteve atmosferike që mund të kenë ndikuar në lëvizjen e qytetarëve, pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme, veçanërisht në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të 11 majit 2025 dhe ato vendore të vitit 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ftoj të gjithë banorët e Tepelenës që të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë demokratike në kutitë e votimit. Çdo qytetar duhet të japë votën e tij për qytetin,” shtoi Kumbaro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave paraprake, deri në orën 15:30, mbi 3100 qytetarë kanë votuar në qendrat e votimit, nga një total prej rreth 12 mijë votuesish të thirrur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?