Kundër Trump, si kryeministër shqiptar, jo si “mendimtar”
Nga Mero Baze/Ka një dalldi të pakuptueshme nga politikanë kundërshtarë të Edi Ramës, por dhe komentues onlinë, lidhur me protagonizmin e theksuar publik të tij, kundër kandidaturës së Donald Trump, për president të SHBA.
Është e vërtet që Rama e ka theksuar shumë këtë detaj të qëndrimit të tij dhe i vetmi gabim, është që ai në disa raste ka folur si analistë i pavarur, apo si një “mendimtar” që jep idetë e tij rreth kësaj çështje.
Por Edi Rama nuk ka bërë asnjë gabim, që ka dal publikisht si kryeministër i Shqipërisë kundër tij. Kryeministri i Shqipërisë, e ka detyrim t’u bëj thirrje shqiptaro amerikanëve të votojnë kundër kandidaturës së Donald Trump, së paku për dy asye madhore. Ai ka dal kundër fitores më të madhe historike të kombit shqipar, çlirimit të Kosovës nga Serbia, përmes ndërhryjes së NATO, nën peshën e pazëvendësueshme të qëndrimit të SHBA dhe Presidentit Klinton. Donald Trump e ka quajtur gabim tragjik çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe ka premtuar ta korrigjoj atë në politikën e jashtme amerikane.
Do të majftonte kaq, që shqiptarët njëzëri të ishin jo vetëm kundër kësaj kandidture, por të bëheshin militantë të pacip kundër tij, në çdo vend që jetonin dhe kudo që mund të ndikonin qoftë dhe tek një qytetar i vetëm amerikan.
Kryeministri i shtetit shqiptar, e ka për detyrë tu bëj thirrje shqitaro amerikanëve të votojnë kundër një kandidati që është shpallur si armik i kombit shqiptar.
Arsyeja e dytë po kaq e fortë, është se Donald Trump në retorikën e tij antimyslymane, ka përfshirë dhe kombin shqiptar dhe është duke nxitur një fobi ndaj kombit tonë, si komb myslyman dhe terrorist.
Edi Rama duhej kritikuar sikur të mos angazhohej publikisht si kryeministër i vendit tonë kundër tij dhe është në turpin e çdo politikani shqiptar, që bën si interesant dhe neutral ndaj zgjedhjeve në SHBA ,në këtë rast. Interesi ynë madhor, është SHBA, por jo etika ndaj Donald Trump.
Ajo që Rama duhet të shmangte sidomos në mediat amerikane, ishte deklarimi i tij, si një analist i pavarur për këtë çështje, duke dhënë mendime për fatin e SHBA nën Donald Trump. Do të ishte më simpatike për çdo amerikan që e shikonte në CNN, ta shikonte si shqetësimin e një kryeministri që vinte nga një vend i vogël i Ballaknit, për një kandidat si Donald Trump. Cdo kryeministër i çdo vendi që ka diasporën e vet në SHBA, e ka për detyrë tu dëshmoj atyre çfarë është mirë, apo keq, për interesin kombëtar, lidhur me qëndrimet e Doland Trump. Dhe në këtë pikë Edi Rama do ishte dukur më modest, më i besueshëm dhe më me ndikim mbi publikun amerikan, se sa nga pozicioni i një “mendimtari” ballkanas.
Por kjo nuk do të thotë që ka vend, që ne si shqiptarë ti përvishemi Edi Ramës pse sulmon një antishqiptar si Donald Trump. Atë mund ta bëj ndonjë amerikan që mbështet Trump dhe urren shqiptarët, por jo e kundërta. TEMA