Kupa e Afrikës, Maroku përjashtohet në dy turnetë e ardhshëm

Federata Afrikane e Futbollit përjashtoi Marokun nga dy turnetë kontinentalë të radhës. Në vendimin e publikuar theksohet se ekipi nga Afrika Veriore nuk do të marrë pjesë në dy edicionet e radhës së Kupës së Kombeve, pasi refuzoi organizimin e edicionit të këtij viti. Federata e Futbollit të Marokut duhet të paguajë rreth 1 milionë dollarë gjobë, pas këtij refuzimi. Maroku e mori vendimin për të mos organizuar Kupën e Kombeve 2015, për shkak të alarmit të epidemisë së virusit Ebola. Guineja Ekuatoriale mori përsipër organizimin e këtij eventi. Përplasjet nisën në nëntor kur federata afrikane refuzoi kërkesën e Marokut për ta shtyrë turneun në vitin 2016, madje federata marokene kërkoi të rikandidonte edhe për vitin 2017, por as kjo kërkesë nuk u pranua. Gjithsesi, historia nuk përfundon këtu pasi federata afrikane mund ta çojë çështjen në gjyq ku mund të kërkojë rreth 9 milionë dollarë për dëmin e shkaktuar nga spostimi i vendit të organizimit. Aktualisht, Maroku mban vendin e 82-të në klasifikimin e FIFA-s, pozicioni më i ulët për këtë kombëtare që prej vitit 1993.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?