Kuqezinjtë “besnikë” te klubi i Aurela Gaçes, festë e çmendur deri në mëngjes

Futbollistët e Kombëtares janë mbledhur për të vazhduar festën edhe në një prej klubeve të famshme të Tiranës. Ata kaluan mbrëmjen deri në mëngjes në “Crazy Calvin”, klubi i njohur i natës në Tiranw që menaxhohet nga këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe. Kujtojmë se edhe pas fitores me Armeninë, ata zgjodhën të njëjtin klub për të festuar.

Pasi u takuan nga kryeministri Edi Rama, u dekoruan nga Presidenti Bujar Nishani dhe festuan me tifozët në Sheshin “Nënë Tereza”, futbollistët e Kombëtares janë mbledhur për të vazhduar festën edhe në një prej klubeve të famshme të Tiranës. Përveç futbollistëve kuqezi, festës iu bashkuan edhe figura të tjera të njohura të jetës publike në vend.

SHKARKO APP