Kur, dhe a do të bëhemi dot njerëz ne?

Nga Mentor Kikia – 

E mendoni çfarë ndjesie të krijohet kur çohesh në mëngjes dhe sipër makinës gjen dy qese me mbeturina, të hedhura nga ballkoni prej “zonjës” së shtëpisë?

Kjo nuk është makina ime. Por padyshim që do të jetë nesër edhe imja kështu.

Shpesh, shumë të këqija që ne bëjmë në këtë vend ia veshim varfërisë. “Hë mo- themi- se e bëjmë nga halli”. Dhe kështu justifikojmë veten edhe kur i shesim votën një horri për ta bërë deputet, me paratë që na ka vjedhur apo do të na vjedhë. Edhe kur heshtim ndaj çdo gjejë që na bëjnë, sërish themi: “Nuk flasim dot, sepse jemi të varfër, na heqin nga puna”. Edhe kur shkatërrojmë ndërtesa për tu marrë hekurat, edhe kur shkulim hekurudhën për ti shitur shinat e traversat. Edhe kur nuk respektojmë vijat e bardha, sërish themi “popull i varfër, varfëria i ka të gjitha brenda”.

Po të hapësh dritaren dhe të hedhësh qesën e mbeturinave, pa parë as edhe së çfarë ke poshtë e kujt po I bie në kokë, a ka lidhje me varfërinë?

Në fakt vetëm kjo nuk ka asnjë lidhje me varfërinë. Kjo ka të bëjë me injorancën, mungesën e kulturës dhe edukatës. Dhe për dreq, këto të fundit as blihen, as dhurohen.

SHKARKO APP