Kur puthja sjell 15 vjet fat, zbuloni vendin magjik
Në këtë rrugicë të këndshme çiftet puthen për të nderuar historinë tragjike të Ana dhe Carlos. Nëse ata nuk e bëjnë, ata do të jenë të mallkuar për disa vite. Qyteti i këndshëm Guanajuatos, në Meksikë ndihet i humbur në kohë por i rrehtuar nga legjenda e bukur e dashurisë.
Rrugët e ngushta me kalldrëm dhe shkallët përreth ndërtesave si në epokën e shkuar, e bëjnë vendin një pikturë të bukur. Për më tepërt vendi ka një bandë muzikantëve e cila vishet me veshjet spanjoll të shekullit të 17-të. Ata këndojnë baladat tradicionale të dashurisë në sheshet e vogla të qendrës historike, në emër të dashurisë. Në vend ngjyra që mbizotëron më shumë është ajo e kuqe, e cila rrezaton dashuri në të gjithë qytetin dhe tërheq mijëra vizitorë çdo ditë, por më shumë në kohën e martesave dhe e festës të dashuruarve.
Tani, çiftet që kalojnë nëpër rrugicat e bukura me plot ngjyra, duhet me patjetër që të puthen aty ku shpirti i Carlos ‘mendohet të ketë shikuar mbi dashamirët – në qoftë se ata duan që romanca e tyre në çift të jetë gjithmonë jetëgjatë.
“Nëse ata nuk puthen, atëherë ata do të jenë të mallkuar për shtatë vjet me fat të keq. Nëse ata do puth, ata do të kenë plot 15 vite të ardhshme, fat të mirë, “ka thënë udhëzuesi i zonës. Këtu, vizitorët kishin shkruar emrat e tyre, mesazhet dhe datat kuptimplota mbi flokët e vogla, të cilat ato bashkëngjiten në bare metalike në ballkon. Për nder të dashurisë, ne e bëmë të njëjtën gjë.
BBC/Përshtati: Redjon Shtylla