Kurthi i “mjeteve fluturuese”…

 

Nga Novi Rosaj

Vargu gjigant i palmave është një investim i plotqëlluar, si në hyrje të Tiranës ashtu edhe drejt Aeroportit të Rinasit dhe mendoj se çdo vit, do t’i rriten vlerat, bashkë me rritjen natyrale të palmave… Bindshëm identifikon Europën e Jugut ashtu siç imagjinohet ajo nga vizitorë e pushues nga gjithë bota para se të mbërrijnë nën hijen e palmave ëndërruese. Biles unë parashikoj se po që se ky floririzim palmash i hyrjes për në Kryeqytet mirëmbahen, mbas 10-15 vitesh do jete një emërtim figurativ i përveçëm dhe shumë i bukur i Tiranës. Nga pamja e kësaj vepre të vetme, të paktën në Europë pa i shkruar emrin kësaj Fotoje do kuptohej nga gjithkush në çfarëdo reviste qoftë se është Tirana. Se, kaq shume Palma të rreshtuara, madje edhe për dy nuk mund ti ngjasosh më as një rrugë tjetërkund… Ashtu si të shkon në mend Athina kur shikon Akropulin a London kur shikon Big Ben a Bruksel kur shikon Atomin ashtu edhe Tirana kur shikon kilometra Palmash. Asfalti i kohës me ngjyre të zezë, i rehatshëm për gomat dhe jo i zhurmshëm… kurse sa për qëndrueshmërinë…atë le t’ja lëmë kohës. Mbikalimet shume të thjeshta dhe as pak moderne më një formë saldimtubash qe duket varfanjake ashtu si funksioni gjysmak pa ashensor në vitin 2015…Sinjalistika lehtësisht mund të shkruhet me shkronja të mëdha duke u përmirësuar totalisht ditët e fundit përgjatë këtyre kilometrave… çuditërisht komplet ndryshe me sinjalistikën e gjithë Shqipërisë. Këtë lloj kontrasti fare lehtë e tregon edhe “Rruga e Kombit”, e cila posa hyn në Kosovë ndryshon si dita me natën më Shqipërinë, pa le të arrijmë në Kroaci, që do të thotë jo më larg se 200-300 km nga kufiri ynë. Pika më e lartë e këtij investimi janë dritat e kuqe në varg, që përveçse brenda nëpër Aeroporte, në dijeninë time, nuk i gjen në asnjë rrugë të Evropës.  Shume "speciale" kjo ide shqiptare, për mua, pa pik lidhje ashtu si ndriçimet nga neonet blu-modern mbi gurët klasik të mirëskalitur në Korpusin e Universitetit a përreth. Ky kuqëzim me ketë formë llampe qe ndriçon në të gjitha drejtimet, përdoret në pika më të larta mbi shtylla tensioni, mbi përçuesit e stërgjatur, mbi vinxha ndërtimi apo godina të larta për te orientuar helikopterët dhe avionët që fluturojnë shumë ulët ne raste urgjense apo faktor detyrues… Këto drita te kuqe zgjaten, pothuajse deri në pistën e avionëve të Rinasit, ato ndikojnë natën apo në kohë me mjegull, në çorientimin e mjeteve fluturuese. Sepse në këtë segment rrugor jane të pa ndriçuara shumë ndërtesa apo shtylla tensioni, me telat qe mbikryqëzojnë disa herë këtë linjë kilometrash me ndriçim të kuq dhe që ndodhen shume më larte se këto drita te kuqe qe ndërkombëtarisht janë të njohura si pikat me të larta tokësore në sinjalistikë orientuese për mjetet fluturuese. Ky është një ndërtim që nuk i përmbahet ligjit të hapësirës ajrore dhe për mendimin tim është një kurth i rrezikshëm që duhet ndryshuar! Të paktën ngjyra… kurrsesi të mos përdoren 3 ngjyrat e semaforit.

Ka edhe disa arsye të tjera. Janë shqetësuese për sytë e për vështrimin për shkak se janë të shumta në numër, pas disa minutave udhëtim, në momente te ndryshme te vjen te frenosh sepse drejtuesit e automjeteve janë mësuar me “të kuqen” e semaforëve, kjo gjë shumë më e theksuar duket në hyrje të Durrësit pasi për gjatë këtij segmenti ka edhe disa semaforë që vetëm dhjetëra centimetra janë më ulët se kuqëzimi i këtyre shtyllave më tre trungje…  Dhe kjo është një nga arsyet që do të përmendja ku shtyllat në vetvete nuk ishte nevoja të komplikoheshin edhe në koncept… me 3 "shtylla" pasi ky peizazh i gjatë, pas disa kilometrave udhëtim të krijon një gjendje të lodhshme, të syve. Arsyeja tjetër lidhet me aspektin figurativ…që nuk më duket serioz… Ky ndriçim i kuq në gjithë botën, natën, përfaqëson pothuajse vetëm vendet e “femrave te qefit”. Edhe në aspektin estetik, forma e këtyre shtyllave më shpejt të çon me imagjinatë në linjat e preferuara të lindjes aziatike… Po te imagjinosh të hequr "shtyllën" e mesit, kemi formën si harqet e zbutura Persiane ku krijon idenë e një koncepti të ndryshëm nga ai i arkitekturës evropiane…Nga përvoja ime në Gjermani për gati 20 vjeçare mund t'ju them pa as një ngjyrim as zmadhim të faktit se: ky rast sikur të ishte në tokën Gjermane dhe një qytetar cilido qoftë i atij vendi pasi të hidhte në gjyq shtetin Gjerman për këtë gabim të kundërligjshëm, sigurisht që do të fitonte duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare të hapësirës ajrore. Pra, më vendim Gjykate ajo ngjyre do ç'fuqizohej dhe të paktën zëvendësohej me një ngjyre tjetër. 

SHKARKO APP