Kush deputet Shqiptar, e ka gruan më të pasur se vetja?

Para dhe pushtet, mbeten gjithmonë një atraksion për të lexuar informacione mbi këto çift. Politikia Shqiptare është e pasur, jo vetëm nga përmbajtja por dhe se ka deputetë të pasur në vlerë monetare por gratë e tyre nuk janë pas për sa i pëket pasurisë.

Për më tepër, ato janë edhe më të pasura se bashkëshortët e tyre. Por cila nga gratë e politikanëve në Shqipëri është më e pasura?

Menjëherë mund të mendojmë se është gruaja e kryeministrit të vendit, Linda Rama por ajo është lënë pas për sa i përket të ardhurave për këtë vetë. Ajo ka shënuar më pak të ardhura se bashkëshortja e deputetit socialist Taulant Ballës, Iris Pekmezi.

capture

Këto të dhëna i ka bërë me dije drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj.

Në një postim në facebook, ajo shkruan se: “Meqë po afron fundjave dhe lajmet duhen pak me rozë, a e dini se këtë vit bashkëshortja e kryeministrit ka shënuar me pak te ardhura se ajo e deputetit Balla”.

E për rastin e kundërt, burri i një deputeteje me më shumë të ardhura vjetore është ai i Olta Xhaxhkes.

Ndërsa nga bashkëshortet me VIP në çështje parash kryeson zonja Angjeli.

“Të shtunën lexoni renditjen e deputeteve sipas pasurisë dhe begatisë ne vitit 2015 … tek Open Data Albania natyrisht”, shkruan ajo në profilin e saj në Facebook.

 

SHKARKO APP