Kush e do të vdekur Papën?

 

Nga Renato Farina

Ata që dëshironin Papa Françeskun të vdekur apo të  prangosur mendohej se ishin xhihadistët e ISIS. Por Kalifati godet me plumba dhe bomba, dhe godet në fytyrë, jo pas krahëve.

Ndërsa në Italia Papën po e godasin duke u përpjekur ta trajtojnë si të sëmurë në tru. Përpiqen ta deklasojnë. Është duke u zhvilluar një atentat mjaft perëndimor ndaj Papës, por aspak aksidental. Akoma më i rrezikshëm se kërcënimet e xhihadistëve lindorë.

Mbrëmjen e të martës në shtypin italian u dha lajmi se Poapa Françesku kishte një tumor në tru. Një njollë të errët, por që është i kurueshëm. Një tumor në tru, jo në prostatë apo në mushkëri. Në tru! Pas publikimit të lajmit salla e shtypit në Vatikan u çua menjëherë të përgënjeshtronte lajmin.

Drejtori i gazetës që nxorri lajmin e rikonfirmoi atë duke dhënë edhe detaje të vizitës së specialistit japonez. Por ky i fundit zgjodhi të mos jepte asnjë deklaratë mbi çështjen. Observatori roman deklaroi se po përpiqet të manipulohet çështja për të shkatërruar Sinodin që po zhvillohet. Por vetëm Sinodi kërkohet të shkatërrohet apo më shume se aq?

Duhet thënë diçka më shumë. Ajo që po ndodh me Papën është ajo që amerikanët e cilësojnë si “character assassination”, shkatërrimi i besueshmërisë, dhe këtë radhë nuk po bëhet duke prishur reputacionin e Papës, siç ndodhi me Papa Ratzinger, por duke shpikur një problem shëndetësor të Papa Françeskut.

Duket si një prej zakoneve vudu. Shpikin lajmin se Papa ka tumor, dhe njerëzit sa herë do të shohin Papën do të kujtohen për tumorin e tij.

Objektivi për të njollosur figurën e Papës thuajse është arritur. Thuajse.

Por duhet të themi me qartësiu: të izolosh Papën, ta trajtosh si një person me handikap, ose të dyshosh që është i tillë, dëmton të vetmen shtyllë që mban në këmbë civilizimin tonë. Dëmtojmë atë që ka abdikuar nga vetvetja dhe që me zor të madh mbahet më këmbë me veshjen e etij karakteristike, duke mbajtur në shpatulla një peshë tepër të madhe.

Ndaj duhet parë me skepticizëm ky lajm. Goditja e Papës është goditje ndaj nesh. Nëse plagoset Papa plagosemi edhe ne. Mund ta simpatizosh ose jo Papa Françeskun, por nuk duhet të ketë dyshime se ai është mishërimi i autoritetit moral dhe shpirtëror që është rrënjësisht i kundërt ndaj alternativës Islamike terroriste.

Papa Françesku e bën këtë gjë duke kujtuar mjerimin e të krishterëve, duke u vënë në radhë në rreshtin e martirëve të krishterë. Ai madje mund të konsiderohet profet. “Historia e vërtetë e Kishës është historia e shenjtorëve dhe martirëve të krishterë. Martirëve të persekutuar”. Kjo është fraza epike e Papa Françeskut. Papës së njerëzve të thjeshtë. Dhe nëse ai ka të drejtë, historia e Kishës por ripërsëritet tani, me Papën si personazh./ Përgatiti Amarildo Lumani. Gazeta Tema

SHKARKO APP