Kush është ‘fatsjellësja e vogël’ që shoqëroi Rozana Radin në skenë?

Rozana Radi, këngëtarja për të cilën është e kotë të shkruash paragrafe prezantuese pasi të gjithë e njohin artin e saj, që këtë herë ka goditur publikun shqiptar, ndoshta më bukur e më fort se çdoherë tjetër. “Ma thuaj ti”, kënga konkurruese e Rozit në “Kënga Magjike” po shpërndahet në mënyrë masive po aq sa edhe mesazhi që teksti aq bukur i shkruar tejçon.

Por nëse për Rozin nuk duhen shumë fjalë prezantuese, është një vajzë aty, në hapat e parë të saj, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Vajza me gërsheta, me një arush të madh, që mbyll veshët për mos dëgjuar zhurmat e mbështjell me krahë mamin e saj rrëzuar përtokë, quhet Bianka Toçila.

Bianka është vetëm 7 vjeçe e gjysmë dhe për të kjo është hera e parë që interpreton para publikut.. Dhe është pikërisht Rozi ajo që e ngjit në skenë në formën më të bukur të mundshme por ndoshta edhe më të trishtë, pasi Bianka ka rolin e një vajze së cilës i duhet të dëgjojë grindjet e së ëmës dhe të atit, një marrëdhënie drejt fundit.

Por ajo që është interesante në këtë interpretim është fakti që Rozi e ka ruajtur Biankën nga ky subjekt i trishtë duke mos i treguar asgjë.

“Fëmijët duhen mbrojtur. Unë nuk mund t’i tregoja një fëmije aq të vogël e të brishtë që do bësh këtë e atë. Jo, unë e lashë Biankën në natyrshmërinë e saj dhe i thashë vetëm: Çfarë do bëje ti për të mbrojtur mamin nëse ajo rrëzohet?” rrëfen këngëtarja për newsbomb.al

Dhe duket se Bianka “rrëzimin” e Rozanës e ka zbërthyer  vetiu në një mënyrë të tillë që na ka mrekulluar të gjithëve .

SHKARKO APP