Kush është kandidatja kryesore Marta Muço?
Ky fakt është pranuar publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe tashmë edhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që ta mbështesë atë. Përzgjedhja e Muços është bërë nga grupi i posaçëm i ngritur nga kryeministri për përzgjedhjen e kandidaturave për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ajo aktualisht drejton projektet e grupit financiar “Anteon Corporation” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka një eksperiencë më shumë se 25-vjeçare si ekonomiste. Përveç përvojës së gjatë të mësimdhënies në Shqipëri, ajo ka bashkëpunuar në një serë projektesh të rëndësishme të Bankës Botërore, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të USAID-it. Mbetet për t’u parë nëse kjo kandidaturë do të marrë edhe mbështetjen nga kreu i shtetit Bujar Nishani. Ndërkohë, edhe Kuvendi ka hapur garën e aplikimeve për 2 vendet vakante që janë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Sakaq, grupi i Partisë Socialiste do të mbështesë kandidaturën e Denada Priftit për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.