Kush janë dy Miss-et që me një foto, ulën tensionet Shqipëri-Serbi!

Ditën e ndeshjes, por edhe pas saj, si për të ulur tensionet e përballjes në futboll mes Shqipërisë dhe Serbisë, në rrjetet sociale nisën të qarkullonin foto paqeje mes vajzave të bukura që mbanin flamujt e dy vendeve.

Në foto duket serbja Sanela Dejan dhe shqiptarja Atalanta Kërçiku.

Në fakt fotoja është bërë në qershor të këtij viti në Bullgari.

Të dy bukuroshet po konkurronin për Miss dhe Mister Grand Univers, ku secila përfaqësonte vendin e saj.

Atë ditë po shëtisnin bashkë me grupin në Plovdiv të Bullgarisë.

Sipas Blic, fotot i ka bërë Aleksandër Raikov.

Duke folur për Blic, Aleksandër thotë se të dyja u bënë të pandashme.

Është interesant fakti se Atalanta është nga Elbasani, ku u zhvillua edhe ndeshja.

Shqiptarja studion arkitekturë në Tiranë dhe Sanela jeton në Novi Sad.

Vajzat nuk e kanë ndërprerë miqësinë dhe Atalanta e ka vizituar Sanelën edhe në Serbi

SHKARKO APP