Kush nuk është i korruptuar në Shqipëri

Nga Ilir Levonja/Sot botën mbarë e ka përfshirë i ashtuqujtuari skandali i Parajasës Fiskale. Që ta themi shkoqur, fshehja e lekut. Ruajtja për një ditë të zezë. Të cilët plangprishësit e botës mbarë, e kanë për filozofi të jetës. E kam fjalën për ata pushtetarë, pashallarë, a diktatorë regjimesh…, të cilët kanë vrarë, vjedhur e pirë gjakun e popullit të tyre. Ne nuk jemi shumë të mirëinformuar. Megjithëse tek-tuk dikur, nga filmat. Sidomos ato të mafies italiane, mësonim diçka. Por prapë nuk kishim ide mbi domethënie të tilla. Përshembull kameleonin misterioz Tano Karridi, në Oktapodin e famshën të viteve ’80-të. Lëvizjet e tia në disa ishuj apo kështjella të vetmuara nga Siçilia deri në veriun e liqeneve alpine. Përballë atyre hijeve me drita nën nivelin e mjekrrës. Burra që u ndihej vetëm zëri, e dallonin nga duart me unaza të mëdha smerladesh. A puro të rënda, që modelonin bosin e kohës. Kaq ishte njohja jonë. Ishte, ose është e gjitha.
Megjithatë, këto njëzet e pesë vite, mjeshtrat e korrupsionit padyshim që nuk mbetën mbrapa edhe në vendin tonë. Ndaj sot duket e habitshme që një institucion akuze të ndihet i paqartë. Nga ana tjetër një vend i tërë bën zhurmë përmes shtypit. Thjesht për tu dukur kohor me atë në mbarë botën.
Kudo t’i shikosh, CNN, BBC, New York Times, etj. Referuar kësaj e asaj. Kremlinit, Israelit, Buenos Airesit, Riadit etj. Ndërkohë kur vetë njerëzit disa këtej e disa andej, luftojnë në kore, se si të mbrojnë apo jo, parkun tek liqeni. Por edhe transformin e radhës të sheshit Skënderbej. Ajo që sot po çirren edhe në Shqipëri për letrat fiskale nga Panamaja e largët. Nuk është asgjë tjetër veçse një zhurmë e radhës. Cili person politik a jo politik mund të konsiderohet skandal në Shqipëri.? Pasi ne luftën ndaj korrupsionit. Atë që quhet gangrena e njerëzimit. E kemi të deklaruar. E konsiderojmë si mision. Madje i futemi një nisme jete pikërisht me këtë qëllim. Cili qytetar shqiptar, i çdo lloj krahu në politikë. Nuk e di se në forcën ku militon dhe e voton, nuk e di se shefat e tyre me nga një apartament nga koha e planeve pesëvjeçare. Apo me brigadat vullnetare me orët e punës, sot janë frekuentues të resorteve nga më të shtrenjtat. Cili nga këta qytetarë nuk vritet për kryetarin, djalin,vëllain, motrën, gocën, gruan. Apo të afërm të tjerë… Madje i bindur se ka vepruar drejtë, edhe pse ka vrarë. Edhe pse ka vjedhur. Edhe pse ka futur kriminelë në Kuvendin e shqiptarëve? Cili intelektual shqiptar nuk i ka ndyer duart në këtë parajsë të mëkatit? Dhe që njerëzit aty nuk e dinë? Ndaj është e habitshme. E pakuptueshme se cilit skandal duhet t’i trëmbemi ne shqiptarët.?! Cilit emër? Cili emër është ai që mezi e presim? Ai apo ata që na kanë pirë gjakun dhe ne nuk e dime.?
Kush nuk është I korruptuar në Shqipëri? As Zoti vet!
Duhet të jesh shqiptar, e kaq naiv, e të mos kuptosh se lufta globale e korrupsionit në mbarë botën. Në Shqipëri ka dështuar që në embrion. I bëm miliarderë me ndërgjegje. I mbrojmë me kokë. Tani mezi presim tu shohim emrat. Ky është paradoks.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?