Kushtetuesja riktheu Belinda Ballukun në detyrë, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare
Lajme E Premte, 12 Dhjetor 2025 21:56
Kushtetuesja riktheu Belinda Ballukun në detyrat që ka si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe menjëherë vendimi është botuar me urgjencë në Fletoren Zyrtare. Me shumicë votash, u vendos nga Gjykata Kushtetuese dhe më herët ishte vendosur nga këta gjyqtarë që të merrej në shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama për një përplasje kompetencash së krijuar nga akti i GJKKO-së.
KOHA JONË SONDAZH

