Kuvendi miratoi ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, reagon Spiropali: Ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas miratimit në Kuvend me 75 vota pro të ligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm.

“Pas diskutimeve maratonë, në orët e para të mëngjesit, miratuam Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, një instrument thelbësor për ta ngritur edhe më tej përfaqësimin e Shqipërisë, në lartësinë e sfidave të kohës”, shkruan Spiropali në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?