Kuvendi votoi kundër heqjes së imunitetit ndaj Balluku, reagon Bardhi: Në BE ligji është i barabartë për të gjithë
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi ndaj deklaratës së Ramës lidhur me rrëzimin në Kuvend të kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
“Ligji është i barabartë për të gjithë. Edhe në Britani funksionon e njëjta logjikë e sundimit të ligjit. Vetëm për Edi Ramën është ndryshe. Ligji shpallet fajtor, korrupsioni mbrohet me votë dhe vendet anëtare të BE shpallen zëdhënëse të PD. Vetëm Edi Rama e shpall luftën kundër korrupsionit më të rrezikshme se vetë korrupsioni”, u shpreh Bardhi.
Për të Rama sot është kërcënimi më i madh për drejtësinë dhe për integrimin. ”Problemi i Edi Ramës nuk është se ka plan A, B apo C. Problemi është se asnjëri nga këto plane nuk është për Shqipërinë dhe të mirën e shqiptarëve”, theksoi ai.
Postimi i plotë
PËRGJIGJE PËR BASHKËPUNËTORIN NË KRIM TË BELINDA BALLUKUT:
Në Gjermani, Hollandë e kudo në Europë, ka një rregull të padiskutueshëm si për qytetarin, ashtu edhe për kancelarin/kryeministrin: LIGJI ËSHTË I BARABARTË PËR TË GJITHË. Edhe në Britani funksionon e njëjta logjikë e sundimit të ligjit.
Vetëm për Edi Ramën është ndryshe. Ligji shpallet fajtor, korrupsioni mbrohet me votë dhe vendet anëtare të BE shpallen zëdhënëse të PD. Vetëm Edi Rama e shpall luftën kundër korrupsionit më të rrezikshme se vetë korrupsioni.
Edi Rama sot është kërcënimi më i madh për drejtësinë dhe për integrimin. Sepse problemi i Edi Ramës nuk është se ka plan A, B apo C. Problemi është se asnjëri nga këto plane nuk është për Shqipërinë dhe të mirën e shqiptarëve.
KOHA JONË SONDAZH

