FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ky fëmijë i adoptuar donte që e ëma ta dinte patjetër këtë gjë

Fundjava që lamë pas përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Nënave. ‘Happy Mother’s Day’ ishte urimi i të gjithëve për nënat e tyre, por asnjë urim nuk i ngjan atij të një vogëlushi të adoptuar 9-vjeçar, i cili i shkroi një letër me shkrim dore nënës së tij. Letra me dy faqe nuk kishte asnjë ngjashmëri me letrat e zakonshme që nënat marrin në raste të tilla.

Në letrën e tij të gjatë, djaloshi falënderonte të ëmën për shumë gjëra që bënte për të, që nga blerja e picave deri te bejsbolli në oborrin e shtëpisë. Vogëlushi, po ashtu, nuk harron t’i përmendë së ëmës sa e mirë duket kur përdor make up. Por ishte një arsye tjetër ajo për të cilën 9-vjeçari donte ta falënderojë të ëmën. Ai i shpreh mirënjohjen që e ka adoptuar…

“Duke lexuar letrën e tij kur më falënderon që e kam adoptuar. Kjo ma shkriu zemrën”,- shkruan e ëma në Instagram. “Adoptimi nuk është sekret në familjen tonë, është festë. Po vogëlushi nuk e kupton që adoptimi ishte një dhuratë shumë e madhe për ne sesa ne për të. Do ta mbaj këtë letër gjatë gjithë jetës sime…”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?