Ky gjeneral shqiptar po tmerron terroristët në Turqi
Ai po mbahet si një simbol i luftës kundër terroristëve në Turqi.
Fjala është për gjeneral Adem Hudutin, i cili ka lindur në Kosovë në vitin 1952. Më pas emigroi në Turqi, ndërsa në vitin 1973 u diplomua në Akademinë Ushtarake Turke.
Ai ka shërbyer në Divizionin e tretë të këmbësorisë në kufi me Greqinë, të brigadës së shtatë këmbësorike në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin e nëntë të Ushtrisë turke.
Për shumë vite, ai ka kontribuar në forcat Aleate Tokësore të NATO-s për Europën Jugore në Itali. Në vitin 2014 Huduti mori edhe gradën gjeneral lejtnant.
Pas sulmeve të 11 shtatorit kundër kullave binjake në SHBA, gjenerali Huduti shkoi në Afganistan dhe drejtoi trupat turke në Kabul.

KOHA JONË SONDAZH

