Ky njeri u mbijetoi bombave të Bostonit, Parisit dhe Brukselit
Nëse për shumë persona sulmet e Brukselit rezultuan tragjike, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për një djalosh amerikan 19-vjeçar.
Mason wells mund të cilësohet si një person që ka lindur “me këmishë”. Ai ndodhet përherë në skenat e sulmeve terroriste, por gjithmonë arrin të mbijetojë.
Para ngjarjeve të Brukselit, Mason Wells, një misionar amerikan i ka shpëtuar edhe dy sulmeve të tjera terroriste, në Paris gjatë vitit të shkuar dhe sulmit në Maratonën e Bostonit në vitin 2013.
Ëells ishte në aeroportin Zaventem në Bruksel në momentin e shpërthimit, por arriti të mbijetojë duke marrë disa plagë që nuk i rrezikojnë jetën.
Chad tha se ai dhe Mason ishin një bllok larg nga vija e finishit të Maratonës Bostonit, ku ndodhi sulmi terrorist 3 vite më parë.