Kylie Jenner është prekur nga virusi HIV?
Kylie Jenner, më e vogla e familjes Kardashian, është në panik, pasi mund të jetë prekur nga virusi HIV. Lajmin e bën të ditur tabloidi “The Sun”. Gazeta thotë se i dashuri i saj, reperi Tyga ka patur marrdhënië me një pornostar transeksual. Transeksuali ka qenë i lidhur me aktorin Charli Sheen i cili ka pranuar para disa ditësh se rezulton pozitiv me virusin HIV. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e ndarjes së Kyli Jenner dhe reperit Tyga. Aktori Sheen, pranoi publikisht, se kishte 4 vite që ishte diagnostikuar me HIV. Mia Isabella, pornostarja transgjinore, e cila ka qenë në lidhje me Sheen, pretendon se në muajin shatator ka patur një lidhje me të dashurin e Jenner, lidhje të cilën ai e mohoi. Kris Jenner është shprehur e indinjuar që reperi Tyga është përfshirë në një lidhje me një nga të përfoluarat e skandalit Sheen.