La Juven për t’u bashkuar me Messin. Ja çfarë i tha Ronaldo Pjaniçit
Miralem Pjaniç kaloi nga Cristiano Ronaldo te Lionel Messi. Dhe pas zyrtarizimit të transfermit të boshnjakut nga Juventus te Barcelona nuk kanë munguar as fjalët e yllit portugez.
Siç tregon vetë Pjaniç, ai ka patur një komunikim edhe me CR7, i cili i është shprehur i lumtur për transferimin e tij.
“Kur gjithçka kishte mbaruar më tha se ishte shumë i lumtur për mua, që do të luaja në Spanja e në nivele të larta. Ishte i zhgënjyer që po lija Juven, por më tha se do të argëtohem shumë në një skuadër si Barcelona.
Cristiano ka qenë shumë profesionist te Juventus, është një futbollist që ka treguar të gjitha vlerat e tij ndaj dhe ka qenë shumë I rëndësishëm edhe në dhomat e zhveshjes, një shembull për të gjithë”, shprehet Miralem Pjaniç.