”Laj gojën me ujë në Vlorë”, Balla i ashpër me Shehajn: E more mandatin me lekë nga Basha

Në seacën e sotme në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pati një debat me tone të forta kundër kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Nga ana tjetër, Balla u shpreh se Shehaj synon që të dalë interesant në rrjetin social dhe bërtet në Kuvend. Ndërsa e paralajmëroi që të mos flasë Lulzim Basha, pasi sipas tij mund të tregojë sa para ka dhënë për të marrë mandatin e deputetin në zgjedhjet parlamentare të 2017.

”E dëgjoj shpesh këtë deputetin, që për t’u bërë interesant për rrjetin e tij social, bërtet. Dhe kujton se është interesant edhe kur ia fut kot. Ti, kur të përmendësh emrin tim, laj gojën. Po bëj gargarë. Bëje gargarën me ujë të kripur të Vlorës. Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017… Kujdes se mos të bën të penduarin Luli”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?