LAJM I FUNDIT/ Mbështetësit e Topallit i “prishin” Bashës tubimin në Shkodër: Jozefina, krenaria jonë! (Foto)

Listat e hartuara nga kryedemokrati Lulzim Basha për kandidatët për deputetë të PD në zgjedhjet e 25 qershorit, kanë krijuar pakënaqësi edhe tek shkodranët. Ata nuk kanë ngurruar t’ia thonë këtë hapur kreut të PD-së, gjatë takimit që ai ka zhvilluar këtë pasdite në Shkodër.
Me pankarta në duar, ata kanë shprehur pakënaqësinë për mospërfshirjen e Jozefina Topallit në listën e kandidatëve për deputet.

“Jozefina, krenaria jonë”, thuhet në njërën prej tyre, ndërsa një tjetër foto të Jozefinës kanë ngritur në qiell me anë të tullumbaceve, mbi vendin ku zhvillohej takimi i Bashës.

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, duket se nuk ishin të paktë mbështetësit e Topallit, të cilët i kanë përcjellë zërin e tyre Lulzim Bashës.

 

SHKARKO APP