LAJM I FUNDIT/ Thaçi mandaton Haradinajn për formimin e qeverisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një dekreti, ka caktuar Ramush Haradinajn “mandatar” për formimin e Qeverisë se re.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë”, ka shkruar Presidenti në Facebook’.
Pritet, qe seanca për votimin e Qeverisë Haradinaj të mbahet të shtunën pasdite.
Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot është rizgjedhur në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë i presidentit:
Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.
Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion. HTH