Lajmi fundit/ Lumi Vjosa del nga shtrati, evakuohen dhjetëra banorë
Niveli i ujit në lumin Vjosë vijon që të rritet dhe si pasojë këtë mbrëmje ka dalë nga shtrati. Ndërkohë emergjencat civile të bashkisë së Vlorë, efektivë të policisë ndodhen në zonë. Autoritet po punojnë për forcimin e argjinaturës për të parandaluar çarjen e argjinaturës. Ndërsa më shumë se 20 banorë janë evakuuar.
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, deklaroi se prurjet janë në pikën më të lartë dhe se orët në vijim do të jenë vendimtare. ”Situata aktualisht është në pikë kritike sepse prurjet janë në nivelin 8.6 metra. Në orët në vazhdim presim një ulje të sasisë së ujit, duke qenë se pjesa e jugut që sjell këto prurje është stabilizuar dhe kjo do të pasqyrohet në harkun kohor të 12 orëve”, tha Mersini.
Ajo shtoi se janë identifikuar edhe familje të tjera në zonë rreziku, të cilat mund të evakuohen nëse niveli i ujit rritet më tej. ”Në një zonë risku kemi 6 familje që, në rast se do të kalohet kjo pikë prej 8.6 metrash, do të evakuohen. Deri më tani janë 13 familje që kanë qenë të gatshme të largohen nga zona e rrezikuar”, tha kryebashkiakja. Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Çela, tha se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.
KOHA JONË SONDAZH

