Lamar Odom nuk lejon babain e tij ta takoj
Shëndeti i Lamar Odom është përmirësuar aq shumë, sa ai në spital po i merr vet vendimet e tij, përfshirë këtu edhe atë se kush mund ta vizitojë – pra Khloe Kardashian nuk kishte të bëjë asgjë me faktin që babait të tij i është mohuar vizita. Burimet e TMZ-së kanë thënë se shërimi i basketbollistit ka bërë progres deri në atë pikë sa ai po komunikon me mjekët dhe po merr pjesë plotësisht në vendimet rreth trajtimit të tij. Thuhet se kjo është arsyeja se pse Khloe më në fund vendosi të largohet nga spitali para disa ditësh. Ndërsa sa i përket asaj se çfarë nuk ishte në rregull kur Joe Odom shkoi në spital – Khloe madje nuk ishte aty në atë kohë … kështu që, nëse dikush e ka bllokuar babain e Lamar, me shumë gjasë ishte vetë Lamar.