Lame: Në arkivat e ALUIZNI-t, asnjë dosje e përfunduar

 

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame u është përgjigjur akuzave të opozitës mbi tenderimin e një kompanie private, e cila po kryen ne terren matjet e objekteve informale.

Tenderi që është organizuar për këtë zonë, drejtoria e Durrësit kishte një mekanizëm shumë të thjeshtë kur ma shpjegoi drejtori.

Mekanizmi është i tillë, do bëhen matjet në terren nga një subjekt privat dhe me këtë rast u hap dhe zyra ku do jenë 3 apo 4 punonjës të ALUIZNI-t të cilët do përpunojnë këto matje, këtë mori, këtë valë matjesh që do bëhen në terren nga privati.

Pra ky ishte mekanizmi që lidhte të dy gjërat. U hap zyra në këtë zonë këtu dhe njëkohësisht u organizua dhe kryerja e procesit të matjeve në terren me subjekte me të ardhura. Përsëris dhe një gjë që nuk janë nga buxheti i shtetit por me të ardhura të vetë drejtorisë,” tha Lame.

SHKARKO APP