“Lamtumira”, ujëvarë letrash për fundin e shkollës (VIDEO)

Mbarimi i vitit akademik, sidomos tek gjimnazistët, është ditë për të shfrenuar fantazinë. Këtu ka ndodhur në një gjimnaz në Arizonë të SHBA-së. Kur ra zilja e fundit e vitit shkollor nxënësit që mbaruan studimet, vendosën të festonin me një sasi të madhe letrash në shkallët e shkollës.

“Lamtumira” origjinale e fiksuar në smartphone nga vetë gjimnazistët, është publikuar nga njëri prej tyre në Twitter dhe është parë me mijëra herë.

Në video duken me qindra letra që bien nga katet e mësipërme të shkollës duke krijuar një ujëvarë të vërtetë letrash. 

Video ka pasur mjaft sukses në rrjet. Mijëra përdorues e kanë shpërndarë dhe ka dhe nga ata që pyesin: Kush e ka pastruar? Për ti qetësuar ka menduar vetë studenti: “Mos u shqetësoni, menduam ne për ta pastruar”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=L9Bqb8hWLME” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP