Lance Amstrong përfundon në gjykatë, iu fsheh një aksidenti
Lance Armstrong ka përfunduar në gjykatë, pasi akuzohet se është larguar nga skena e një aksidenti që ka ndodhur në një park makinash në fund të dhjetorit. Sipas policisë, ish-çiklisti i famshëm e la skenën e ngjarjes, në resorin e skive Aspen, Colorado, para se në vendngjarje të mbërrinin oficerët e policisë, për të hetuar aksidentin. Mediat amerikane raportojnë se e dashura e tij Anna Hansen u tha policëve se ajo ishte duke udhëtuar me makinë, para se të tregonte më pas historinë e vërtetë. Armstong, 43 vjeç, të cilit iu hoqën shtatë tituj “Tour de France” për shkak dopingu, do të përballet me gjykatën më 17 mars. Ai mund të gjobitet ose të dënohet me tre muaj burg mbi akuzën e largimit nga vendngjarje, në një kohë kur me makinën e tij udhëtohej më shpejt nga normat e lejuara, në kushtet e dëborës. E dashura e Amstrong tregoi në polici se humbi kontrollin dhe përplasi dy makina në park, por më pas ra dakord me pronarët e makinave të aksidentuara që të paguante detyrimet. Kjo bëri që ata të mos denonconin Amstrong, pas ngjarjes së ndodhur më 28 dhjetor, por në një vend si SHBA, nëse shkel ligjin drejtësia nuk të fal, edhe nëse je kampion i përmasave botërore, ndaj edhe Amstrong po hetohet për vendime të përbashkëta që ka marrë me të dashurën e tij, duke iu shmangur përgjegjësisë ligjore.