Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” në protestë para Kryeministrisë, ka përplasje me policinë (live)
Vazhdon protesta para Kryeministrisë nga mbështetësit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Protesta ka nisur me tensione, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë duke i shtyrë dhe tentuar që të afrohen në godinën e Kryesisë së Kuvendit.
Protestuesit kanë denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, aferat korruptive të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje janë zhvendosur para godinës së qeverisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e Ramës.

KOHA JONË SONDAZH

