Lapaj për ftesën nga Berisha: Për çfarë na duhen tryezat? Qytetarët duhet të jenë në shesh
Kreu i ”Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj nga protesta para Kryeministrisë thotë se qëndresa e tyre nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë të protestojë kundër regjimit. Ai akuzon policët për qasjen e dhunshme që reaguan ndaj qytetarëve. I pyetur për ftesën e Berishës për t’u ulur në tryezë, Lapaj tha se është me rëndësi që qytetarët të dalin në shesh, përtej logove të partive.
”Për çfarë na duhen tryezat? Ne na duhen qytetarët në shesh. Përfaqësues nga të gjitha organizatat, një komitet që selinë ta ketë në Bulevard duke marrë vendimin për largimin e Ramës. Unë jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë. Unë jam i i gatshëm të bëj hap pas nëse ky detyrohet të ikë”, tha Lapaj nga qëndresa para Kryeministrisë.
”Thelbi i protestës është të ndërgjegjësojë qytetarët për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendoset diskursi publik si dorëheqja e Ramës si një nga njerëzit e korruptuar. Sheshet do të duhet të jenë plot, por e kuptoj edhe humbjen e shpresës. Pasi njerëzit kanë parë si rrugë ikjen”, tha më tej.
KOHA JONË SONDAZH
Si ishte viti 2025 për ju?
Results
Vota totale: 25837

