Lapaj: Politika është fajtore për 10 mijë e 500 të vr*rë për pronën

Kryetari i Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit janë vrarë mbi 10500 persona. Për të përgjegjëse për mosmarrëveshjet për çështjet e pronave është politika, me ligjet e ndryshme që ka nxjerrë, të cilat sipas tij, çojnë në përplasje mes qytetarëve.

“Po të mendosh sa vend i vogël jemi dhe sa shumë probleme prodhojmë në raport me pronën, duket sikur këtu jetojnë një miliardë banorë. Unë mendoj se kjo është e qëllimshme nga klasa politike shqiptare. Dhe po të them kronologjinë pse e mendoj. A e dini se sa të vrarë ka për çështjen e pronës në tranzicionin shqiptar? Mbi 10500 të vrarë. Ky është fakt, janë vrarë njerëzit për një gardh, për një kanal.

Së pari, politika miratoi një ligj të quajtur ligji 7501, pastaj miratoi një ligj për privatizimin e ish ndërmarrjeve bujqësore, pastaj miratoi një ligj për legalizimin e objekteve që ndërtohen në toka që nuk kanë destinacion, pastaj e shtynë afatin e këtij ligji për legalizimet në pafundësi. Dhe çfarë është bërë? Është lënë një plagë e hapur në mënyrë të vazhdueshme. Pra për të njëjtën pronë mund të ketë edhe konflikt të 3-fishtë ose të 4-fishtë. Pra kush e ka bërë këtë? Politika”, tha mes të tjerash Lapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?