Lë punën për t’u bërë “zombie” profesionist

Një financier ka lënë punën e tij me orar të plotë për t’u bërë një “zombie” profesionist. I lodhur me numrat, Alex Noble i tha shefit të tij se dorëhiqej për të pasur më shumë kohë që të sillej si një “i vdekur i gjallë”. 

“Nuk besoj që shefi më kuptoi kur ia shpjegova. As miqtë e mi nuk e kuptojnë pse e kam lënë punën”, tha 26-vjeçari nga Uellsi.
Ai shton për ‘Ëales Online’: “Gjithmonë më kanë tërhequr të vdekurit e gjallë. Kam kaluar 5 vite duke qenë “zombie” në filma, seriale televizive apo video-lojëra. Tani jam punësuar nga një kompani që drejton një lojë me “zombie” ku vullnetarë të shumtë ndiqen nga të vdekurit e gjallë nëpër pyje.”
Aktualisht, ai është “mësues” i cili i jep leksione vullnetarëve të lojës si të sillen si “zombie”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?