Ledioni dhe Sara pozojnë për të herë të parë bashkë
I kemi parë gjithmonë në foto të shkrepura nga smartphone, ose nga aparati i ndonjë fotografi në evente të ndryshme, por ja tek vjen fotoja e tyre e parë profesionale… Në një set të realizuar së fundmi me Artan Korenicën, Ledion Liço dhe Sara Hoxha, duken më të dashuruar se kurrë. Pozat prej modelësh të vërtetë, nga ata që rrëmbejnë kopertina, i bën të duken shumë bukur çiftin simpatik. Duhet thënë që deri tani asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë për lidhjen e dashurisë. Në foton e publikuar në ‘instagram’, Sara Hoxha shkruan këto fjalë për djalin e zemrës: “Në një dhomë të mbushur plot me vepra arti, unë prapë ty do të vështroja”.