Ledri Vula konfirmon lidhjen me Adela Sallaku
Pas shumë supozimeve mediatike për të dashurën e reperit kosovar, vetë Ledri Vula ka vendosur të flasë dhe të konfirmojë lidhjen e dashurisë me vajzën e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Adela Sollaku. Pas fotos së publikuar ditën e djeshme, gjatë festës së Kurban Bajramit, Ledri ka konfirmuar zyrtarisht në një intervistë ekskluzive për Indeksonline: Po, është e vërtetë që jam në lidhje me Adelën. Konsideroj që jeta private duhet të mbetet e tillë, mirëpo për hir të fansave dhe publikut unë them edhe një herë që jam në lidhje me Adelën”, – ka deklaruar Ledri, i cili ka hedhur poshtë zërat se ata të dy janë të fejuar, por shton se ndihet mjaft mirë me partneren e tij: “Adela është një vajzë me të gjitha tiparet që unë i kam vlerësuar dhe i vlerësoj, prandaj jam me të”, – ka thënë ai. Ndërsa fotografia që bëri bujë një ditë më parë në media, sipas Ledrit është një drekë familjare ku ai ishte me gjyshërit e tij, dajën, prindërit dhe Adelën. Kështu, marrin fund të gjitha thashethemet për lidhjet e mundshme të reperit, për të cilin u aluduan disa partnere kohët e fundit, si Era Istrefi apo edhe modelja Dorina Gegiçi.