Lefter Koka: Nuk ka gjë, që na ndal! LSI forcë e parë

Lefter Koka, kryesuesi i listës së LSI-së në qarkun e Durrësit, ka publikuar disa foto që tregojnë momente festive me të rinjtë e këtij qyteti. Fotot janë shoqëruar me diçiturën: “Forca jonë buron nga energjia e pashterueshme e rinisë”!

Koka ndër të tjera shkruan se Durrësi dhe të rinjtë e qytetit e jo vetëm por çdo qark i Shqipërisë, ka entuziazmin që LSI është padiskutim forcë e parë pas zgjedhje më 25 qershor dhe del me një fitore të sigurt.

Duke ndarë me të rinjtë e LSI, Rajoni 4, Durrës entuziazmin për një fitore të sigurtë e të padiskutueshme si Forcë e Parë, jo vetëm në Durrës, por në çdo qark të vendit. Shqiptarët do të votojnë nr. 1, shansin për ta, shansin për fëmijët e tyre“,- shprehet ministri Lefter Koka.

SHKARKO APP