Lefter Koka zbulon planin e PS: 10 diversantë të Ramës në listat e Bashës
Kryeministri Edi Rama shprehet i sigurt për 71 mandate që do të fitojë në zgjedhje. Janë të shumë ata që edhe brenda PS e shohin me rezerva këtë numër. Por ministri i LSI, Lefter Koka ka një variant sesi Rama synon të arrijë këtë shifër.
Për herë të parë ai flet publikisht për “diversantë”. Domethënë për kandidatë të Edi Ramës në listat e PD-së së Lulzim Bashës, të cilët mund të kalojnë më pas me Partinë Socialiste për formimin e qeverisë.
“Qesharake te gjesh sigurine e 71 mandateve tek diversantet e futur ne listen e PD, e te thuash me ata do bej #Shqiperineqeduam. Llogari gabim, diversante 10 dhe mandate PS vetem 50. LSI edhe kete rradhe , si ne 2009, do i lere ne tentative puci. #LSIForceePare”,- shkruan Lefter Koka.