Legalizimet, 1.4 miliardë lekë arkëtime vetëm në gjysmën e parë të viti
Drejtori i ALUIZN-it, Artan Lame bëri të ditur sot se nga procesi i legalizimeve gjatë periudhës janar-gusht 2015 u arkëtuan 1.4 miliardë lekë.
Në një konferencë për shtyp, Lame deklaroi se plani ka qenë 1 miliardë lekë, por me këto ritme deri në fund të vitit plani pritet të realizohet në masën 160%.
“Për periudhën maj-dhjetor 2014, u arkëtuan 307 milionë lekë. Ndërsa për periudhën janar-gusht 2015, janë arkëtuar 1.4 miliardë lekë. Eshtë vendi të kujtoj se plani vjetor sipas buxhetit të shtetit ka qenë 1 miliard lekë dhe se me këto ritme pagesash, parashikojmë që deri në fund të vitit ai të realizohet mbi 160%", tha ai.
Sipas Lames, shuma e arkëtimeve ka destinacion pagesën e pronarëve të shpronësuar nga procesi i legalizimeve.
Në këtë proces edhe paratë që grumbullohen nga pronat shtet shkojnë për të plotësuar shpërblimin e ish-pronarëve.
“Ky është një proces i gjatë, një reformë që legalizon ndërtimet e bëra në gjithë territorin e vendit”, tha Lame duke shtuar se pritet që procesi të mbyllet në muajin shtator. I vetmi detyrim që u mbetet qytetarëve të cilët kanë ndërtuar në truall shtet ose me pronar është vetëm pagesa e truallit. Në këtë pagesë, qytetarët përfitojnë një serë uljesh, pasi çmimi i truallit llogaritet deri në 2 mijë lekë për m2, pavarësisht nga çmimi i tregut që ka ky truall. Qytetari përfiton 20% ulje kur pagesa bëhet e menjëhershme, 50 % kur e kryejnë me letra me vlerë etj”, tha Lame .