Legalizimet, mbyllet procesi në njësitë e Bashkisë Durrës

Me shpërndarjen e 1400 lejeve të legalizimit, ALUIZNI Durrës ka përfunduar këtë proces në njësinë administrative Katund i Ri.

Drejtori i ALUIZNIT Durrës, Flamur Gjuzi tha se pas një pune voluminoze, me Katundin e ri u përmbyll procesi i legalizimit për të gjitha njësite administrative që rrethojnë bashkinë Durrës.

Gjuzi: Me këtë përfundon pothuajse totalisht i gjithë procesi i legalizimit. Ka mbetur Xhavzotaj dhe ish-Bashkia Sukth. Kemi kaluar shifrën e 25 mijë lejeve të legalizimit.

Në shpërndarjen e lejeve të legalizimit, ishte i pranishëm edhe ministri i mjedisit Lefter koka, i cili tha se pas legalizimeve puna duhet të përqendrohet tek problemet e tjera të komunitetit siç janë përmbytjet.

Problem për aluiznin durrës mbetet zhbllokimi i zonës A dhe B e qytetit bregdetar, të cilat konsiderohen zona arkeologjike. Bëhet fjalë për rreth dhjetë mijë objekte, të cilat presin dritën jeshile për të vijuar procesi i legalizimit.

/Ora News/

SHKARKO APP