Legjenda Johan Cruyff, me kancer
Një lajm jo i mirë për dashamirësit e futbollit holandez. Ikona Johan Cruyff është diagnostifikuar me kancer në mushkëri, ka thënë për media një zyrtar i Barcelonës.
Cruyff, 68 vjeç, ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi me Ajaksin, çoi Holandën dy herë në finale të Kupës së Botës dhe drejtoi si trajner Barcelonën drejt disa titujve në Spanjë dhe të fitimit të Champions, në 91’.
Sipas raporteve, Cruyff , që në vitin 1991 pati pasur bypass të dyfishtë në zemër, do t’u nënshtrohet një varg testesh.
“Holandezi fluturues”, finalist i Kupës së Botës së vitit 1974, konsiderohet si një ndër lojtarët më të mëdhenj të gjitha kohërave. Ai ishte protagonist kryesor i “ditëve të arta” të Ajaksit të lavdishëm dhe të kombëtares së tij, në vitet 70’ dhe emri i tij është i lidhur ngushtë me spektaklin në fushat e blerta.
Shumë studiues thonë se falë talentit të tij bëri që futbolli të kthehet në art, duke tërhequr pas vetes miliona shikues në mbarë planetin.