Leksione për nuset: Si të shkoni mirë me vjehrrën!

Gjithnjë e më shumë vëmë re se marrëdhënia nuse-vjehrrë, po gjen pengesë të shumtë kjo për shumë arsye. Është e rëndësishme që për të funksionuar më së miri një marrëdhënie e tillë është e rëndësishme që të mendoni për të mirën që mund të sjellë një marrëdhënie e tillë. Disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për këtë janë;

Vlerësojeni vjehrrën për tiparet më të mira të bashkëshortit tuaj Keni rënë në dashuri me sytë e tij dhe buzëqeshjen fantastike. Por, kujtohuni. Gjysma e geneve të tij vjen nga mamaja e tij. Edhe nëse e keni të vështirë, lavdërojeni atë për anët e mira që ka bashkëshorti juaj.

Ftojeni për të dalë herë pas here bashkë

E sigurt që vjehrra juaj adhuron të kalojë kohë me djalin e saj. Por, ai jo gjithmonë është i gatshëm për t’ia dhënë këtë hapësirë. Merreni dhe dilni me të për ndonjë kafe apo për të bërë ndonjë pazar.

Përpiquni të kuptoni dëshirat, pasionet e saj

Të tregoni interes për gjërat që ajo pëlqen do t’ju japë ju dhe vjehrrës suaj mundësi për të diskutuar për tema të ndryshme, përveçse për atë çfarë ju keni të përbashkët-bashkëshortin.

Kërkoni këshillat e saj

Nëse është një gjë që vjehrrat e dashurojnë, është ndjenja e të qënit e nevojshme. Kërkojini këshilla për gjëra për të cilat ajo ka eksperiencë, si përshembull çfarë ëmbëlsire të bësh për ditëlindjen e bashkëshortit apo si t’ia bësh me tapetin që të është prishur pak.

Vishe bluzën që ka bler për ty edhe pse është e shëmtuar

Një dhuratë që Mund t mos jete bluza e stilit tënd, por të veshësh të paktën një herë bluzën që të ka blerë, e sigurt që nuk do të të vrasë. Dhe kur ta vishni mos harroni të buzëqeshni.

Bëjini komplimente

Komentoni për stilin e saj të ri të flokëve. Thojini që ju pëlqen çanta qe mban. Nëse e bëni të ndjehet mirë për veten e saj, ajo do ndjehet mirë dhe me ju gjithashtu.

Kërkoni ndihmë në guzhinë

Ju mund të dini të gatuani makaronat, por pyeteni vjehrrën se si ta përgatisni salcën dhe nëse i keni hedhur kripë sa duhet. Kjo do ta përfshijë dhe do ta bëje të ndjehet superiore në guzhinë.

Përgjigjuni vërejtjeve me një buzëqeshje

Shpresojmë të mos arrijmë këtu, por nëse vjehrra juaj bën një vërejtje të ashpër, pretendoni se nuk e vutë re. Sigurisht nuk është e këndshme dhe e lehtë, por të shqetësohesh për këtë, vetëm sa mund ta inkurajojë për t’ju vënë në dis-avantash.

Bëjini një dhuratë

Një dhuratë e vogël tregon se ju mendoni për të. Tregohuni e zgjuar, jepjani dhuratën në prezencë të bashkëshortit.

SHKARKO APP