Lëndë kimike në protestë? Spaho kundër Berishës: Nuk vihet në pushtet duke thënë broçkulla
Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho thotë se Sali Berisha po gënjen qëllimisht, kur thotë se ndaj protestuesve te Kuvendi janë përdorur lëndë kimike si në luftë. Ai shkruan se prodhimi i armëve kimike dhe përdorimi i tyre në fushëbetejë janë të ndaluara me traktate ndërkombëtare e jo më në protesta si ajo e Tiranës.
Postimi i plotë
Prandaj PD është bërë e pabesueshme për qytetarët dhe ata nuk e mbështesin.
Të thuash se u përdorën kundër protestuesve lëndë kimike si ato që përdoren në luftë do të thotë jo vetëm të kesh humbur sensin e realitetit, por edhe të gënjesh me qëllim.
Prodhimi i armëve kimike dhe përdorimi i tyre në fushëbetejë janë ndaluar me traktate ndërkombëtare, e jo më të përdoren në protesta si ajo në Tiranë.
Dëshira për të ardhur në pushtet është e madhe, por në pushtet nuk vihet duke thënë broçkulla. Nëse PD ka gjetur këtë si rrugën e mundshme, atëherë ka për të mbetur edhe për një kohë shumë të gjatë në opozitë.
Jo më kot ka dalë ajo shprehja: “Koka bën, koka pëson.”
KOHA JONË SONDAZH

