Leonardo DiCaprio gjen sozinë e tij
Aktori Leonardo DiCaprio e ka gjetur sozinë e tij të moshës 21 vjeçare në Europë, më konkretisht në Suedi.
Konrad Annerud, quhet djaloshi i cili ngjan shumë me aktorin e famshëm, transmeton Klan Kosova.
Ai është deklaruar se i vjen mirë nga ky fakt, meqë aktori cilësohet si njeri i pashëm, por nga ana tjetër e cilëson edhe si diçka të mërzitshme, meqë njerëzit të shumtën e kohës e thërrasin Leo.
“Kur isha në Itali gjatë kësaj vere, unë për pak sa nuk e kam rruar kokën. Ishte shumë kaotike; njerëzit po bërtisnin “Leo” dhe dëshironin të bënin fotografi me mua gjatë gjithë kohës. Ishte njëra nga gjërat më të çmendura që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë Annerud.
Edhe Leonardo është aq i impresionuar me sozinë e tij, saqë e ka ndjekur llogarinë e tij në Instagram.