Lesi: Ramën e mban PD-ja në pushtet se nuk qëndron ditë-natë në shesh

Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi ndër të tjera se protesta e opozitës nuk e rrezikon mazhorancën, ndërkohë që tregoi një bisedë me një militant të PD-së i cili kishte ardhur me furgon në protestë për të rrëzuar Ramën, siç premtoi Berisha, por u zhgënjye.

“Duhet që Berisha të qëndronte ditë-natë në shesh me krejt turmën. Nuk ikën kryeministri me këtë mënyrë, bile i intereson Ramës pak djegie nga Saliu. PD dhe Berisha ka disa muaj apo vite, që thonë kjo është protesta e fundit ku do të rrëzojnë Ramën. Vijnë militantët, por ikin të zhgënjyer. Njëri më tha këtë rradhë ka mbaruar Rama se na ka thënë doktori se “sonte ai ikën”. Pas mitingut, më tha pagova fugonin, pagova militantët dhe tani nuk vij më. Zhgënjehen njerëzit. Po të ketë lidership të besueshëm opozita, edhe unë dal në protestë, se i thonë katër mandate kjo mazhorancë. Por kjo opozitë e mban Ramën në pushtet”- tha Lesi.

Me tej botuesi i KOHA JONE tha në emision se Berisha e ka mbaruar epokën e tij dhe duhet të hap udhë për një lidership të ri në PD që të krijojë besim në popullin opozitar dhe të pjesa e elektoratit gri që të mundi kryeministrin Rama. Me sa duket vetë kryesia e deputetët që morën mandatin e deputetit pa merita, por që i futi në listën e mbyllur Berisha, janë me të interesuarit që të mos ketë ndryshime në kupolën e PD pasi ndjehen rehat me doktorin; rrogëne marrin, imunitet kanë, ndonjë tender ua jep Rama dhe kaq. Kurse demokratët e thjeshtë thirren vetëm për të mbushur sheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lesi shtoi se njeh plot demokratë të ndershëm që meritojnë respekt e besim, por nuk i lejon njeri të bëjnë karrierë në PD. Duke ngrënë njeri tjetrin mbajnë Ramën në pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?