Letra e vetëvrasjes së priftit: Isha i varur nga pornoja
“Shpresoj tek falja dhe ringjallja. Lutuni për mua që të kem mëshirën e Zotit”.
Kështu u nda nga jeta Josef S., 59 vjeç.
Prifti katolik nga Degendorfi i Bavarisë, Gjermani, i përzgjodhi vetë fjalët për njoftimin dhe u kërkoi peshkopit dhe besimtarëve që të sqarojnë arsyet e vetëvrasjes së tij.
Ai i dha fund jetës pasi ishte i varur ndaj filmave porno.
“Ai donte që gjërat të bëheshin publike,” thotë peshkopi Stefan Oster gjatë varrimit, ku ishin të pranishëm mbi 1 mijë persona.
Peshkopi: “Prifti S. rrëfeu me detaje se si ai kërkonte intensivisht për filma erotikë në internet, çka shkon në kundërshtim me zotimin e tij priftëror për dëlirësinë”.
“Varësia është diçka që nuk ndalet, ndoshta mund të qetësohet disi. Por ti do gjithmonë më shumë”.
Josef S. ndjente sikur e përndiqnin, mendonte se dikush e dinte sekretin e tij për pornografinë.
“Ai ishte i vetëdijshëm se ajo që kishte kërkuar në rrjet, kishte lënë gjurmë, të cilat mund të gjenden nga të tjerët”.
“Ai parashikonte një skandal, që nuk do të ndalej kur të bëhej publik”.
Megjithatë ajo që shihte ai, nuk është e ndalur.
Një zëdhënës i policisë tha për Bild: “Nuk ka një hetim ndaj priftit”.