Letra kundër Berishës tek PPE, Ervin Salianji: Ka shqetësime për standardet e ulëta të demokracisë
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji thotë se nuk ka marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë nga Partitë Popullore Evropiane, të cilave u është drejtuar me një letër të hapur duke ngritur si shqetësim privatizimin e PD nga Sali Berisha.
Sipas tij, ndërkombëtarët janë shumë të shqetësuar për standardet e ulëta të demokracisë në Shqipëri, sidomos kur kjo prek dhe partinë opozitare më të madhe në vend.
“Kam komunikuar me faktorët ndërkombëtare. Shqetësimi që ka çdo partner i Shqipërisë, është që ka ranë standardet demokratike. Kur opozita prodhon këtë farsë për të mbijetuar politikisht një njeri që ka pasur kontribute t veta për Shqipërisë, e bën për interes personal, por njeriu vendos në një moment për të pasur një tjetër raport me historinë e vet politike. Mënyra të tërthorta të reagimit janë këto. Mirë do ishte ta prisnim shpëtimin nga ndërkombëtar, por duhet të jemi me sytë nga perëndimit, por ndryshimi vjen duke u bashkuar këtu me njëri-tjetrin”, tha Salianji.
KOHA JONË SONDAZH

