Letra prekëse e nuses që u braktis nga burri, një orë para dasmës

Surprizat në jetë janë nga më të shumtat, por vështirë se ndonjë femër mund të përballet me surpriza të tilla në ditën më të veçantë të jetës së saj. Dhe kur ajo mendohej të ishte dita e saj më të e lumtur, shndërrohet papritur në një historike qesharake edhe për vetë vajzën që u përballë me një dramë të vërtetë.   

Vajza angleze, e cila nga paraqitja vështirë të refuzohej, priste të bëhej nuse dhe ka shkruar një letër emocionale, teksa tregon momentin prekës kur u braktis nga i fejuari. Cyndi Maisonneuse, nga Londra, ka thënë se i është errësuar pamja kur partneri saj i ka thënë se nuk mund ta bëjnë dasmën.

“Ai erdhi tek unë dhe më tha se duhet të flasim vetëm. Ishte duke qarë dhe mendova se po i shfaqte emocionet”, thotë vajza për “ The Guardian”.

“Papritur u ngurtësova, me vellon që kisha vendosur mbi kokë. Ky njeri do duhej të ishte dashuria e jetës sime dhe po më thotë se nuk mund të martohemi, vetëm një orë para ceremonisë. Zemërthyer, shikoja nga dritarja, teksa motra ime shkoi t’ju thotë të ftuarve se është anuluar dasma”, ka thënë Cindy, mbi ceremoninë që ishte planifikuar të mbahej në Hawaii.

Më keq akoma, ajo është dashur të qëndronte në një resort me “burrin”, për një javë.

“E mbushja ditën me aktivitete, në mënyrë që të lodhesha dhe të flija. Tani, gjashtë vite më vonë, e ndjej si gjë të kaluar. Madje, ndonjëherë edhe më vjen të qesh me këtë rast”, shprehet vajza që nuk u bë dot nuse atë ditë.

SHKARKO APP